Njeriu i cili ka pushtuar kryetitujt e gazetave dhe televizionet
shqiptare, Valentino Corleone, shumë shpejt pritet të debutojë në skenën
e muzikës kosovare me një këngë që besohet se do të jetë hiti më i madh
që prej kohësh.
Vali, i cili ka bërë pohime skandaloze rreth jetës së disa tashmë
‘kolegëve’ të tij në muzikë dhe që ka bërë bujë me sfidimin hapur të
kryetarit të Gjilanit për zgjedhjet e ardhshme lokale, tashmë ka bërë
një hap tjetër të madh, duke nënshkruar për kompaninë e Bleros, Blero
Entertainment.
“Është e vërtetë. Kemi nënshkruar me Vali Corleonen dhe së shpejti do
të vijë kënga e titulluar “Absolut”, një këngë e zhanrit house. Kënga
është punuar nga Blero Ent. dhe Rock City, ndërsa do të lansohet jo më
larg se javën e ardhshme. Më besoni, kënga do të jetë hit i madh”, ka
deklaruar Blero, ekskluzivisht përTelegrafin.
Vali Corleone njihet për stilin e tij të jashtëzakonshëm të jetesës
me shumë vetura luksoze, femra përreth tij dhe paraqitjet nëpër media,
që edhe e kanë bërë të njohur atë për shkak të deklaratave tendencioze,
ku shpeshherë janë lakuar për afera me të emrat më të njohur të estradës
tonë.
“Unë e kam telefonuar Tunën dhe i kam thënë se do të ngjitem për të
bërë s eks me të në skenë, duke ia rrotulluar flokët”, kishte thënë së
fundmi Vali në emisionin Zonë e Lirë në Klan.
Shikoni videon ne linkun e meposhtem: