Bukuroshja italiane, Alessia Tedeschi, po përjeton këto kohë një
romancë të vërtetë dashurie në krahët e Blerim Xhemailit. Futbollisti 26
vjecar, shqiptar nga Maqedonia por që ka shtetësinë zvicerane, u
transferua nga skuadra e Zyrihut për në Torino, më pas në Parma, ndërsa
nga viti i kaluar për një shumë prej 9 milionë eurosh kaloi si mesfushor
në skuadrën e Napolit. Më herët ai ka qenë i lidhur me Miss Zvicrën të
cilën duket se e la pas njohjes me 21 vjecaren Alessia Tedeschi.
Shtatlarta e pasarelave italiane me sytë e gjelbërt dhe që aktualisht
ndjek edhe studimet për Shkenca Politike në Universitetin e Romës, ka
fituar titullin e ”Miss Tv Sorrisi & Canzoni” në ”Miss Italia”. Atat
janë fotografuar së bashku ndërsa kanë kaluar pushimet në Capri.
Shikoni videon ne linkun e meposhtem: