Është një nga sportet më të rrezikshme!
“Pusi i Vdekjes”, ose siç njihet dhe ndryshe nga simpatizantët e
sporteve të rrezikshme “Muri i Vdekjes”, është një “betejë” e
rrezikshme që zhvillohet me makinë ose motoçikletë, citon
alb-observer.com, në Nju Delhi të Indisë dhe mbledh të gjithë…
vëmendjen e njerëzve!
Sigurisht që nuk është një ndeshje e zakonshme, përkundrazi, është shumë e rrezikshme!
Është një ndeshje për vdekje, që zhvillohet brenda në një fuçi gjigande
druri, ku pjesëmarrësit bëjnë “xhiron e vdekjes”, shumë herë duke
arritur shpejtësi marramendëse, për të kapërcyer centrifugalen që të
mos përfundojnë në fund të fuçisë dhe në vdekje!
Gara fillon nga fundi i fuçisë dhe zhvillohet deri në “buzët” e saj,
me lëvizje nga e majta deri në rritjen e shpejtësisë në kilometrazh
marramendës!
Vlen të theksojmë se “xhiroja e vdekjes” u shfaq për herë të parë në
Amerikë, citon alb-observer.com, si një show amator për herë të në
vitin 1900, ndërsa me kalimin e kohës u zhvillua shumë, sigurisht dhe
duka aplikuar dhe shumë masa sigurie.
Tashmë ky sport i rrezikshëm shfaqet në shumë vende të ndryshme të botës./alb-observer.com/
Shikoni videon ne linkun e meposhtem: