Rritet adrenalina në Rio De Janeiro, për koncertin e Lady Gagas, i programuar për sonte. Këngëtarja ka befasuar fansat, duke u dhuruar buzëqeshje nga ballkoni i hotelit me një bluzë të Brazilit veshur, ndërkohë që shtypi ka aluduar edhe se ishte pa mbathje fare poshtë saj. Ndër të tjera, ajo nuk ka lënë edhe pa shkuar në lagjen e Cantagalos, ku improvizoi disa veprime futbolli me disa fëmijë të një ekipi futbolli lokal.
Tepër simpatike dhe krejtësisht e lirshme, Lady Gaga u ngjit edhe në një moto-taksi nga ato që transportojnë turistët gjatë rrugicave të kodrave braziliane dhe pastaj u ul për t’u freskuar në një bar të vogël. Ajo do të mbajë sot koncertin e programuar në Rio, me rastin e turneut të saj të parë brazilian. Më pas, ylli i popit do të këndojë edhe në San Paolo më datë 11 dhe në Porto Alegre më datë 13.(Quo)
Shikoni videon ne linkun e meposhtem: