””Apple” ka përshpejtuar procesin e prodhimit të pjesëve të reja, të cilat do të përdoren në modelin e ri të “iPhone 5S”, shkruante uebsajti, duke iu referuar burimeve të sigurta brenda linjave të prodhimit që ndodhen në Kinë.
”Njëkohësisht, “Apple” ka përshpejtuar punën për prodhimin e modelit të ri të iPad, duke qenë se resolucioni dhe qartësia e imazhit të modelit të fundit ishte më e ulët se objektivi i vendosur”.Megjithatë, sipas ekspertëve, fillimi i testimit të modelit të ri nuk mund të shërbejë si provë për përgatitjen e nxjerrjes në shitje të “5S”, ndërsa besohet se diçka e tillë do të shtyhet deri në fundin e vitit të ardhshëm.Lajmi për prodhimin e modelit të ri të “Apple” erdhi ndërsa “Galaxy S3” i “Samsung” theu dominimin e “iPhone” për smartphome më të shitur në dy vitet e fundit.
”S3”-shi u ngjit në krye të renditjes së smartphone të shitur në tremujorin korrik-shtator, me 18 milionë ekzemplarë, nga 16,2 të shitur prej iPhone në të njëjtën periudhë./arenashqip/
Shikoni videon ne linkun e meposhtem: