Si të bëni foto, kur po realizoni një video në iPhone 5 (Video)


Ndonjëherë kur jeni duke incizuar një video, ju vjen ndonjë mundësi për të bërë një foto perfekte brenda videos, dhe ju nuk keni se si ta bëni atë pjesë të videos foto pa e ndaluar filmimin.
Zakonisht e humbni mundësinë e bërjes së fotos. iPhone 5 ka sjellë një zgjidhje për këtë problem, sepse mund ti bëni të dyja njëkohësisht, me aplikacionin e kamerës së iPhone.
Ndërkohë që jeni duke incizuar, në anën e djathtë lart të ekranit do të ju shfaqet një ikonë e vogël.
Nëse e klikoni atë ju do të keni mundësinë e bërjes së fotos pa e ndaluar videon. Fotoja do të ruhet në Camera Roll.
Por e vetmja dobësi tek kjo është se ju jeni në gjendje të bëni vetëm foto me aspekt 16:9, dhe rezolucion maksimal 1,920×1,080 piksel.
Kështu që kualiteti nuk do të jetë i njëjtë me atë që e prisni nga kamera e iPhone, por cilësia është përsëri e mirë për foto familjare, shtëpiake apo dhe ato që i postoni në rrjete sociale. (PCWorld Albanian)
Shikoni videon  ne linkun e meposhtem: