Nicole Scherzinger është paraqitur në një festë ditëlindjeje me një kostum që i linte shumë pak imagjinatës.
Këngëtarja 34-vjeçare ka treguar format e saj të mrekullueshme në një klub nate ku ishte e pranishme edhe Tulisa Contostavlos.
Edhe pse konsiderohet si një nga femrat më seksi në botë, Scherzinger nuk ka pasur gjithmonë besim në pamjen e saj të jashtme.
Para disa javësh ajo zbuloi se gjatë kohës së saj në grupin “Pussycat Dolls” vuante nga bulimia. Duke folur në një intervistë televizive, Nicole pranoi se kishte përjetuar një periudhë vërtetë të vështirë.
”E urreja veten gjatë asaj kohe. Nuk më pëlqente asgjë që bëja dhe isha shumë e sikletosur. Jam ndierë shumë e vetmuar. Ndonëse isha pjesë e një grupi, ansjëherë nuk jam ndierë më e vetmuar në jetën time”, deklaroi këngëtarja.
Shikoni videon ne linkun e meposhtem: