Miliarderi Rus I Ofron Berluskonit 470 Milion Euro Per Villa Certosa

Ofrohen 470 milion euro per Villa Certosa te Berlusconi-t Berlusconi eshte gati te nxjerre ne shitje Villa Certosa, kompleksin e bere te famshem pas fotove te publikuara ne media italiane e mbare boterore per festat e shfrenuara te ish-kryeministrit.Sic shkruajne mediat e pertej Adriatikut, per blerjen e kompleksit ka shfaqur interes nje miliarder rus qe ka ofruar plot 470 milion euro, nje shume kjo e paprecedente ne histori ne shit-blerjet imobilare.Perflitet se ofertuesi eshte nje president i njerit prej ish-republikave sovjetike, nje miliarder qe ka shtrire aktivitetin e tij ne shume dege te ekonomise, por baza mbetet nafta dhe gazi.Gazeta “Libero” shkruan se shitja pritet te realizohet brenda pak diteve. Kompleksi perbehet nga 120 hektare park pyjor, 4500 meter katrore ndertese, perfshire ketu pishine te hapur e te mbyllur, mini-fushe futbolli, mini-park ujor, e deri tek nje vullkan “bocet”.Por lajmi eshte pergenjeshtruar nga avokati i Berlusconi-t, Niccollo Ghedini. Ghedini tha se Villa Certosa nuk eshte ne shitje ndaj nuk ka asnje perpjekje apo bisedime per nje gje te tille. Pavaresisht ketij pergenjeshtrimi, ka nga ata qe mendojne se shuma e perftuar nga miliarderi rus, do te ndihmonte Berlusconi-n te paguante gjobat prej 564 milion euro te vendosura nga gjykatat italiane. top-channel.
Shikoni videon  ne linkun e meposhtem: